Çfarë i thanë amerikanët Ahmet Krasniqit dhe si dëshiroi ta merr kazermën në Pejë? Flet familjari i kolonelit

Aktuale

Çfarë i thanë amerikanët Ahmet Krasniqit dhe si dëshiroi ta merr kazermën në Pejë? Flet familjari i kolonelit

Nga: N.Sh. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 12:32
Ahmet Krasniqi

23 vite më parë, është vrarë në pritë në Tiranë, koloneli dhe ministri i Parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Për vrasjen e tij kemi shumë persona të akuzuar, mirëpo drejtësia deri tash nuk  ka zbuluar asgjë.

Familjari i Ahmetit,  publicisti Sefedin Krasniqi, ka rrëfyer një bisedë të cilën e kanë zhvilluar në vitin 1996.

Sefedini tregon se kanë biseduar për kazermën e JNA-s në Pejë, ku Ahmeti ka thënë se amerikanët po i propozojnë të marrëin atë.

Sipas Sefës, Ahmeti ka thënë se ai me brigadat e tij, duhet të simulojnë një sulm dhe ata do të ia lironin pastaj.

Aimetit tuje është shprehur se nëse e lejojnë të fortit të armatoës, ai di, mundet dhe guxon të çlirojë Kosovën.

Postimi i plotë i Sefedin Krasniqit:

Kujtimi për ty mbetet i freskët edhe pas 23 viteve nga vrasja mizore që tu organizua në qendër të Tiranës.

Krenar për vepren tënde dhe rrezikun që more mbi vete për çlirimin e Kosovës, e cila ende po rropatet me ndërtimin e shtetësisë, sepse siç thoje ti, Kosovën duhet ta clirojmë vetë, përndryshe ku nuk shkel çizmja e çlirimtarit për atdhe, të huajt ta zbathin kur të donë.

Këtë ma pate thënë kur folem për kazermën e JNA-s në Pejë…

Rrefimi yt ishte:

- Amerikanët po më propozojnë ta marrin kazermën e Pejës dhe me brigadatë e mia të simuloj një sulm dhe ata do të na e lironin kazermën.

- Edhe? Çka po pret? -të pyeta!

- Hemmm, vetëm ku e çliron vetë, pa sulme simuluese, është e jota, përndryshe, ta zbathin çizmen kur të donë.

- Atëherë?

- Nuk di çfarë do të ndodh, por çlirimin e Kosovës nga vetë shqiptarët, nuk po e do askush nga të medhenjtë, nga të fortit.

- Po ne s’jemi të zotet ta clirojme vete, fola unë, si nëpër gjumë.

- Po, ma ktheve Bacë! Vetëm të më lejojne të FORTIT të armatosem, unë di, mundem dhe guxoj ta clirojë Kosoven me ushtarët shqiptarë, të cilët janë shumë të motivuar…

- Po nëse nuk të lejohet?

- E kam planin B (për të cilin do të shkruaj në një për vjetor tjetër).

SK

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat