Baton Haxhiu për herë të parë e mbështet Albin Kurtin

Aktuale

Baton Haxhiu për herë të parë e mbështet Albin Kurtin

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:37
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu tha në “Shock” se e mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen reciprocitetit të targave me Serbinë.

Ai tha se pavarësisht që është kritik me Albin Kurtin, këtë radhe e mbështet kryeministrin për ruajtjen e dinjitetit të institucioneve shtetërore.

Unë në këtë rast jam kritik ndaj Albin Kurtit dhe besoj shumë pak në të, por në këtë rast jam me kryeministrinë  Kosovë për shkak që ta ruajmë dinjitetin e institucionet, të mos i keqpërdorim ato, të ruajmë qytetarin dhe mënyrën e sjelljes institucionale dhe mos të jemi njerëz që nxisin konflikt”, tha ai.

Ai tha se kryeministri i Kosovës duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë, por duke shmangur me çdo kusht konfliktin.

Vetëm një gjë s’na duhet, konflikti. Kryeministri im, që në këtë rast është Albin Kurti duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Kosovën dhe zgjedhja më e mirë është të mos ketë konflikt”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat