MASHTI kurseu 3 milionë sivjet

Aktuale

MASHTI kurseu 3 milionë sivjet

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:07
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se janë ndarë tekste shkollore për klasët 1-5 në vlerë prej 8 milionë euro.

Sipas Nagavcit këtë vit janë kursyer 3 milionë euro për këtë çështje, si dhe për herë të tekstet nga gjuha shqipe do të jenë të përkthyera në gjuhën boshnjake dhe turke për të gjitha klasat.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ka bërë edhe shpërndarjen e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e klasave (I-IX)” thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, të dashur punëtorë të arsimit,

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, ka bërë edhe shpërndarjen e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e klasave (I-IX).

Sivjet për herë të parë është vendosur një standard i ri duke respektuar Ligjin për tekste shkollore, i cili parasheh tekstet alternative. Mësimdhënësit në koordinim me Aktivet profesionale, kanë pasur mundësi të zgjedhin tekstet mësimore më të përshtatshme për nxënësit e tyre. Në bazë të kërkesave të shkollave dhe DKA-ve, MASHTI ka kontraktuar shtëpitë botuese, realizon pagesat dhe i ka shpërndarë tekstet e përzgjedhura në shkolla.

Këtë vit për dallim nga viti paraprak kemi kursyer 3 milionë euro. Tekstet shkollore këtë vit kushtuan 3,397,390.66 milionë euro më lirë se vitin e kaluar. Teksa në vitin 2020-2021, kostoja e teksteve shkollore ka qenë 11,501,959.72 milionë euro, në vitin shkollor 2019-2020 kostoja ishte 9,654,097.41 milionë euro, këtë vit tekstet kanë kushtuar 8.104.596 milionë euro apo 29.54% më lirë se në vitin shkollor 2020-2021.

Po ashtu, për herë të parë këtë vit, tekstet nga gjuha shqipe do t’i kemi të përkthyera në gjuhën boshnjake dhe turke për të gjitha klasat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat