“Nuk ishte sulm”/ Komuna e Zubin Potokut hedh akuza ndaj Qeverisë së Kosovës, tregon se nga çka u shkaktua zjarri

Aktuale

“Nuk ishte sulm”/ Komuna e Zubin Potokut hedh akuza ndaj Qeverisë së Kosovës, tregon se nga çka u shkaktua zjarri

Nga: A.M Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:01
Komuna e Zubin Potokut

Komuna e Zubin Potokut ka reaguar pas djegies së disa zyrave të saj, në mëngjesin e sotëm.

Komuna njoftoi se shkaku i mundshëm i zjarrit në ndërtesën e komunës ishte një mosfunksionim për shkak të një instalimi të vjetëruar, dhe u bëri thirrje zyrtarëve politikë nga Prishtina që të mos bëjnë akuza pa dëshmi.

"Me rastin e ngjarjes fatkeqe për shkak të djegies së dy dhomave më të vogla në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut, duam të informojmë publikun se për fat të mirë askush nuk është plagosur, që është më i rëndësishmi, por edhe se një analizë paraprake e brendshme të shërbimeve tona zbuloi një shkak të mundshëm të zjarrit ”, thuhet në njoftimin e komunës, shkruan Kosova online, transmeton “Bota sot”.

Theksohet se komuna, si institucioni përgjegjës, do të dalë me një vlerësim përfundimtar pasi autoritetet kompetente të kryejnë një hetim.

"Ne i bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë në Prishtinë që të mos e përdorin këtë ngjarje të pakëndshme për të justifikuar praninë e forcave speciale të armatosura në komunën tonë dhe për akuzat kundër askujt pa asnjë provë, sepse kjo vetëm tregon se ata janë të interesuar të destabilizojnë situatën në terren ", tha komuna e Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat