“Si është e mundur që ish shefja e AKI-së të emërohet këshilltare në Qeverinë e Ramës?”

Aktuale

“Si është e mundur që ish shefja e AKI-së të emërohet këshilltare në Qeverinë e Ramës?”

Nga: G.B Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:38
Vlora Hyseni

Vlora Hyseni, ish shefja e AKI-së, është emëruar këshilltare e kryeministrit Edi Rama, në qeverinë e tij Rama 3.

Pas kësaj ka reaguar Agron Demi nga shoqëria civile.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se si është e mundur ligjërisht që ajo vetëm pak muaj pas largimit nga AKI, të emërohet këshilltare në një qeveri të huaj, përcjell Bota sot.

“Si është e mundur ligjërisht që ish shefja e Agjencisë së Inteligjencës me u emëru këshilltare e një qeverie të huaj, qoftë ajo edhe e Shqipërisë, vetëm pak muaj pas largimit nga AKI?!” ka shkruar Demi në Fascebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat