“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë”

Aktuale

“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë”

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:10
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që nisma e “Ballkanit të Hapur” është zbatim i Procesit të Berlinit.

Ai tha se shtetet që ende nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e saj, si Kosova, Mali i Zi ose Bosnjë e Hercegovina, do t’i bashkohen herët a vonë.

Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i Hapur do të jetë patjetër hapësira ku do të vijnë, njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë. Dhe kush vjen më vonë, thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.

Ballkani i Hapur është një interes strategjik dhe është mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për çdo projekt të BE-së ndërtohet një entitet që quhet njësia e zbatimit të projektit. E pra, Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat