Ministria e Jashtme gjermane ka këtë thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Ministria e Jashtme gjermane ka këtë thirrje për Kosovën dhe Serbinë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:10
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka thënë se Zyra Federale e Jashtme po e monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe në pikat e kalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të mos e eskalojnë situatën me provokime.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo provokim dhe të mos e eskalojnë situatën menjëherë”,  ka thënë Ministria e Jashtme gjermane

“Ne mbështesim plotësisht punën e të Dërguarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të forcuar dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës dhe mbështesim deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, mbi këtë çështje”, thuhet tutje në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, Zyra Federale e Jashtme mirëpret faktin që më 29 shtator do të ketë një takim në Bruksel midis krerëve të ekipeve negociuese të Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat