Këndvështrimet për dialogun nga Kosova, Serbia, BE dhe SHBA

Aktuale

Këndvështrimet për dialogun nga Kosova, Serbia, BE dhe SHBA

Nga: G.B Më: 30 shtator 2021 Në ora: 10:50
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka dhënë këndvështrimet për dialogun, nga Kosova, Serbia, BE dhe SHBA-të.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova në pesë vitet e fundit shfrytëzohet nga partitë politike për poena politik, përcjell Bota sot.

Sa i përket këndvështrimit të Serbisë, Miftaraj ka thënë se ajo dëshiron tejzgjatje të procesit të dialogut.

Ai ka thënë se BE sikur Kosova, nuk ka viziton dhe strategji se çka duan të arrijnë në fund të procesit.

Ndërsa SHBA ka vizion dhe strategji që dialogu të ketë sukses dhe sa më shpejtë të arrihet marrëveshja finale e Kosova të jetë pjesë e OKB-së.

Postimi i tij i plotë:

Dialogu Kosovë-Serbi, nga këndvështrime, perspektiva, strategji dhe qëllime të ndryshme!

Këndvështrimi i Republikës së Kosovës:

Dialogu shumicën e kohës në pesë vitet e fundit shfrytëzohet nga partitë politike për poena politik, linçim të kundërshtarëve politik, pa vizion, mungesë platforme dhe strategjie se çka duan të arrijnë nga dialogu.

Këndvështrimi i Serbisë:

Status-quo, tejzgjatje e procesit të dialogut me strategjinë se në 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme mund të ndryshon fuqia vendimmarrëse e shteteve/fuqive në politikën botërore, me theks të veçantë dobësimi i ShBA dhe aleatëve tjerë të Kosovës.

Këndvështrimi i BE-së:

Njëjte si Kosova, edhe BE nuk ka vizion dhe strategji lidhur me atë se çka duan të arrijnë në fund të këtij procesi. Mungesa e lidershipit dhe vullnetit në BE, përputhet me interesin dhe strategjinë e Serbisë, për të vazhduar status-quo, të tej zgjatet procesi i dialogut në pafundësi dhe të mjaftohen dhe vet kënaqen vetëm me faktin se palët nuk u pajtuan me asgjë, por u pajtuan të vazhdojnë të dialogojnë.

Këndvështrimi Amerikan:

Vizion dhe strategji që dialogu të ketë sukses, në një afat sa më të shpejtë të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi, Kosova pjesë e OKB-së. Përkundër vullnetit dhe kërkesës së ShBA, rrugës po ballafaqohet me pengesë të trefishtë nga Kosova, Serbia dhe BE, për të ardhur deri tek zgjedhja finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat