“Do t’i ndëshkojmë”, premtimi i Anton Qunit

Aktuale

“Do t’i ndëshkojmë”, premtimi i Anton Qunit

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:02
Anton Quni

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka vazhduar fushatën e tij në Lubizhdë të kësaj komune.

Ai thotë se me qytetarët e këtij fshati biseduan rreth programit të LDK-së dhe zhvillimin e këtij fshati.

Ai shprehet se do t’i ndëshkojnë me vota ata që nuk punuar asgjë.

Postimi i plotë:

I takova qytetarët e fshatit Lubizhdë me të cilët ishte kënaqësi të bisedoj rreth programit tonë për zhvillimin e këtij fshati dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre.

Pushteti lokal edhe këtu ka dështuar tu gjendet pran banorëve dhe tu dalë zot kërkesave të tyre.

Së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që nuk punuan asgjë dhe do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme.

#LDK160

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat