Dita e 12, ja çka bëjnë protestuesit në Jarinjë

Aktuale

Dita e 12, ja çka bëjnë protestuesit në Jarinjë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:35
Protestuesit luajnë e bisedojnë në Jarinjë

Dita e 12 e protestës së banorëve serbë kundër vendimit për reciprocitetin e targave, në pikën kufitare në Jarinjë, kaloi qetë. Atje u panë protestuesit derisa luanin e bisedonin në grupe, e disa edhe që përgatiteshin për tërheqjen që duhet ta bëjnë nesër.

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit, nesër nga ora tetë e mëngjesit, përpos barrikadave edhe protestuesit duhet të largohen nga vendet ku protestonin. Ekipi i medias që ka qëndruar në Jarinjë, bën të ditur se gjatë ditës ka pasur lëvizje më të shpeshta të njerëzve që e kanë kaluar kufirin në këmbë, për shkak se një gjë të tillë e kanë të pamundur ta bëjnë me makina.

Edhe trupat e Njësisë Speciale të Kosovës do të tërhiqen nesër, për tu zëvendësuar nga trupat e KFORI-t.

Mirëpo tani të parat vazhdojnë të patrullojnë në Jarinjë, bashkë me KFOR-in amerikan dhe polak. Procesi i heqjes së kamionëve dhe mjeteve të rënda që janë përdorur si barrikada ditëve të fundit do të zgjasë deri në orën katër të pasdites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat