Kështu u prit Njësia Speciale në Jug të Mitrovicës

Aktuale

Kështu u prit Njësia Speciale në Jug të Mitrovicës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:54
Njësia Speciale në Jug të Mitrovicës

Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë dalë në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu, pas operimit atje për 12 ditë.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Pak momente më parë policët e Kosovës janë larguar nga dy pikat kufitare. 

Paraprakisht nga atje janë larguar barrikadat dhe protestuesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat