Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë

Aktuale

Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:14
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg pas zgjedhjes si Kancelar i Austrisë.

Von der Leyen thotë se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm mes Austrisë dhe Bashkimit Evropian,.

“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë.

Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat