Pas tensioneve në veri, reagon edhe ambasadori amerikan në Begorad – thotë se është në kontakt me këta persona

Aktuale

Pas tensioneve në veri, reagon edhe ambasadori amerikan në Begorad – thotë se është në kontakt me këta persona

Nga: A.M Më: 14 tetor 2021 Në ora: 10:02
Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit, pas aksionit të Policisë së Kosovës.

"Ne po e ndjekim situatën në Mitrovicën Veriore me shumë kujdes. Unë kam parë deklaratat e Presidentit Vuçiq, kryeministres Brnabiq, Petar Petkoviç dhe jam në kontakt me kolegët në Prishtinë, ambasadorët e QUNIT-it këtu në Beograd", u shpreh ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey për Novosti, përcjell “Bota sot”.

I pyetur nëse ishin të befasuar nga veprimi i Policisë së Kosovës dhe nëse ai mendon se lëvizje të tilla parandalojnë çdo përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ambasadori tha se në këtë moment nuk ka informacion të mjaftueshëm për incidentin e fundit.

"Ka shanse që duhen përdorur për të ecur përpara. Sa më gjatë që çështjet e pazgjidhura të vonohen, aq më keq do të jenë gjërat", tha ambasadori Godfrey.

Godfrey sipas raporteve të mediave, pritet të zëvendësohet nga Christopher Hill, i cili ështënjë diplomat, njohës i rajonit dhe një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Presidentit amerikan Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat