Lirohet i arrestuari për kontrabandë në veri

Aktuale

Lirohet i arrestuari për kontrabandë në veri

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:50
Pamje nga veriu

Është liruar i arrestuari i katërt nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të tensionuar të së mërkurës në veri të Kosovës.

Policia, përmes një deklarate shtypi njoftoi sot për lirimin e njërit prej katër të arrestuarve që po mbaheshin në ndalim.

Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia

Organi i rendit njoftoi se sot “pas veprimeve operacionale dhe vendosjes në kërkim të personave të dyshuar”, hetuesit policorë kanë intervistuar katër të dyshuarit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive drejtë sjelljes para organeve të drejtësisë edhe të persona tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, përfundon komunikata e policisë.

Dhjetë të dyshuar të tjerë për kontrabandë me mallra janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ata u shpallën në kërkim policor të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat