LDK në Lipjan e bindur se Ahmeti do ta mban mandatin

Aktuale

LDK në Lipjan e bindur se Ahmeti do ta mban mandatin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:43
Imri Ahmeti

Lidhja Demokratike në Lipjan bëri mbylljen e fushatës zgjedhore këtë mbrëmje.

Përmes një marshi neper qytet, Imri Ahmeti dhe simpatizantët e kësaj partie shënuan përfundimin e fushatës.

Sipas tyre defilimi deri në shesh që ata e quanin si “marshi i fitores”  bëri që të bllokohet edhe një korsi e rrugës kryesore në qytet.

Para përkrahësve Imri Ahmeti theksoi se do të vazhdojë punët e mira pas 17 tetorit kur do ta fitojë edhe mandatin e tretë në krye të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat