Ambasadori amerikan, thirrje qytetarëve: Demokracia s’është sport spektatorësh, dilni votoni

Aktuale

Ambasadori amerikan, thirrje qytetarëve: Demokracia s’është sport spektatorësh, dilni votoni

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:31
Nicholas Giacobbe

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale.

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka kujtuar se u takon qytetarëve që me votën e tyre të zgjedhin udhëheqësit komunalë.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh.

Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve të vëzhgimit ndërkombëtar, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja. Bëni pjesën tuaj. Dilni dhe votoni”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat