Voton edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kjo është thirrja e saj

Aktuale

Voton edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kjo është thirrja e saj

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:28
Atifete Jahjaga

Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dhënë votën e saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jahjaga u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të dalin të votojnë.

“Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti! Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmen që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ajo tha se gjatë fushatës zgjedhore, qytetarët kanë pasur mundësinë  të dëgjojn për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale.

“Ju vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat