Loshi: Presidentja po ia zbardh fytyrën secilit shqiptar, por kush nuk po ia çmon punën?

Aktuale

Loshi: Presidentja po ia zbardh fytyrën secilit shqiptar, por kush nuk po ia çmon punën?

Nga: A.ZH Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:15
Vjosa Osmani

Mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thurur lavde për presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, e cila mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy ditë më parë.

Ai ka thënë se Kosova sot ka një presidente që ia zbardhë fytyrën dhe bën krenar çdo shqiptar në Prishtinë e Tiranë, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, ata shqiptarët nuk po ia çmojnë punën asaj.

“Kosova ka pasur presidentë me probleme elementare të te folurit në gjuhën shqipe e lëre më në anglisht. Sot e ka një presidente që ta zbardhë fytyrën e të bën të ndihesh krenar që je shqiptar qoftë i Prishtinës, qoftë i Tiranës, i Deçanit, apo i Skraparit. Por shqiptarët që nuk ta kanë dhënë votën nuk ta çmojnë as punën. Më parë ta falin gjakun sesa suksesin!”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat