Reagon Rufki Suma: Gara s’ishte fer, u dhanë para dhe pati...

Aktuale

Reagon Rufki Suma: Gara s’ishte fer, u dhanë para dhe pati...

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 00:26
Rufki Suma

Kandidati i pavarur, Rufki Suma, ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK-ja Mehmet Ballazhin, i cili ka fituar në Han të Elezit me 50,98% pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka qenë krejtësisht garë korrekte meqë thotë se qytetarët u paguan për votat e tyre dhe se ka pasë kërcënime..

Suma tha se përkundër ankesa që i ka adresuar qysh mbrëmë nuk ka pasë ndonjë ndërmarrje masash për t’i parandaluar këto parregullësi.

“Kundërkandidati im fito zgjedhjet dhe unë i uroj fitoren. Shpresoj të udhëheqhë dhe të realizojë të gjitha premtimet. Por, s’mund të themi që ka qenë fer dhe korrekt. Mbrëmë u dhanë para të mëdha te qytetaret dhe ka pasë kërcënime të shumta. Megjithatë popullata është pajtuar dhe ai ka marrë shumicën e votave”.

“Ne edhe mbrëmë kemi raportuar se të gjitha rrugicat kanë qenë të bllokuara nga militantë të partive, sidomos të PDK-së. Kandidati i PDK-së sot edhe ka vizituar të gjitha vendvotimet, përkundër që s’ka të drejtë të vizitojë apo kërcënojë”.

Suma tha se ndonëse vetë nuk kanë mundur t’i dokumentojnë këto shkelje, ka incizime që e dëshmojnë këtë.

“Kjo është çështje e organeve të drejtësisë”.

Ai falënderoi bashkëvendasit e tij për 12 vjet udhëheqje derisa tha se nuk është i penduar që nuk ka bërë fushatë.

Suma ka marrë 42,47% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat