Edhe sa ushtarë do t’i bashkohen FSK-së

Aktuale

Edhe sa ushtarë do t’i bashkohen FSK-së

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:14
FSK

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, po mbahet ceremonia e betimit të 180 rekrutëve të rinj.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila është e pranishme në ceremoni, ka thënë se certifikimi i 180 rekurtëve të rinj është pjesë e procesit të rritjes së ushtrisë. Ajo tha se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa lavdëroi edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.

Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti, i tha ushtarëve të rinj të FSK-së se sot është dita për të festuar të gjitha arritjet e tyre.

Por, numrit të rekrutëve të kësaj force do t’i shtohen edhe 840 ushtarë të rinj.

Këtë e bëri të ditur të enjten ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka bërë të ditur se  është hapur konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve.

“Sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani dhe i ftoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat