Kërkoi që të shpallen “non grata” dy zyrtarët rusë në Kosovë, ja çka i komentojnë qytetarët, presidentes Osmani

Aktuale

Kërkoi që të shpallen “non grata” dy zyrtarët rusë në Kosovë, ja çka i komentojnë qytetarët, presidentes Osmani

Nga: A.ZH Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:15
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Me kërkesë të presidentes Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme i ka shpallur “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas njoftimit nga presidentja Osmani, dy zyrtarët rusë, kanë zhvilluar aktivitet të dëmshëm, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ajo ka theksuar se Kosova është e vendosur në luftën kundër ndikimit rus në rajon dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në për të parandaluar tentimin që Kosova të jetë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

Ky vendim ka marrë përkrahjen e qytetarëve në vend. Në postimin e presidentes, shumë komentues kanë lavdëruar Osmanin, duke thënë se tani Kosovës ka filluar “t’i vjen era shtet sovran”, përcjell Bota sot.

Më poshtë gjeni disa nga komentet në postimin e Osmanit në Facebook:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat