Ish-kryeprokurori: Jemi bërë shembull për procesin e votimit

Aktuale

Ish-kryeprokurori: Jemi bërë shembull për procesin e votimit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:03
Sylë Hoxha

Ish kryeprokurori Sylë Hoxha foli në Info Magazine për procesin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

“Siç është thënë edhe këto zgjedhje kanë kaluar mirë dhe po e tregojmë një shembull të mirë për zgjedhjet”, tha Syla.

“Prej kur është bërë marrëveshja mes Këshillit Gjyqësor, Prokurorial dhe policisë për t’i vëzhguar zgjedhjet, jemi bërë shembull për procesin e votimit, sepse përveç policisë, janë të angazhuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët”.

“Kur hetuesit dhe policia hasin fotografim të votës, keqpërdorim apo ndikim, ata bëjnë një kallzim penal dhe ia dorëzojnë prokurorit, pastaj prokurori ngrit një aktakuzë”.

“Unë si ish-kryeprokuror dhe kolegët e mi e kemi dhënë një betim dhe jemi njerëz me dinjitet, nuk vjen në shprehje as individi as subjekti as askush”.

“Masat e ndërmarra kanë ndikuar në vetëdijësim, edhe qytetarët e kanë kuptuar se  nuk shkon me manipulime, me vjedhje votash, fotografim, presion në komisionet apo vendvotime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat