Letër publike për kryeministrin Kurti

Aktuale

Letër publike për kryeministrin Kurti

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:37
Albin Kurti

I nderuar kryeministër Kurti,

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejme në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në pamundësi për një takim më juve, edhe për kundër kërkesave tone që ju kemi dërguar në Kabinetin tuaj, morëm rrugën që të ju drejtohemi më një letër publike, e cila shpresojmë që së paku do të lexohet nga juve ose stafi i juaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

I nderuar kryeministër Kurti, nëpërmjet kësaj letre publike kërkojmë nga ana e juaj si Kryeministër dhe Qeveri e Republikës së Kosovës, që pa humbur kohë të fillohet hartimi i Ligjit të veçantë ose Ligjit special me anë të së cilit Republika e Kosovës, do të i shpall të pavlefshëm (null) dhe të pazbatuar në vendin tonë, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marr Serbia e Jugosllavia për Kosovën gjatë periudhës mars 1989, kur është hequr Autonomia e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e deri në qershor të vitit 1999, kur Kosova është vendosur nën protektoratin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara nën misionin UNMIK.

I nderuar kryeministër Kurti, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia dhe Jugosllavia për Kosovën, në periudhën e viteve ’90, dita ditës janë duke e shkatërruar rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës, posaçërisht rendi kushtetuese të pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Derivatet e ligjeve të kohës së Millosheviçit, janë duke i sfiduar dita ditës institucionet e drejtësisë së Kosovës. Zbatimi eventual i ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore që ka marrë Serbia e Jugosllavia për Kosovën gjatë periudhës mars 1989 - qershor 1999, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, është katastrofale. Rast konkret e kemi vendimin anti kushtetuese dhe anti ligjor që ka marr Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në maj të vitit 2016, në lidhje me pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat njëanshëm dhe duke u thirrur në ligjet e Millosheviçit po mundohet të i falën Manastirit të Deçanit, është rrenim i sistemit juridik të vendit tonë.

Po ashtu, rast të freskët e kemi edhe betejën për pronën e Universitetit të Prishtinës, ku tashme sistemi ynë juridik po sfidohet edhe më një vendim tjetër të kohës së Millosheviçit, e të cilin po kërkon me e zbatuar kisha serbe.

Ne, bëjmë thirrje që institucionet gjyqësore të Republikës së Kosovës, mos të i zbatojnë ligjet e Millosheviçit me kërkesat që çdo dite bëhen nga institucionet kishtare serbe të cilat në asnjë rrethanë nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës.

Është koha e fundit, madje e fundit fare që Kosova të shpëtoj nga ligjet e Millosheviçit, duke nxjerrë një Ligj të veçante ose Ligj special me të cilin do të i shpallë të pavlefshëm të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marr Serbia e Jugosllavia për Kosovën gjatë periudhës 1989-1999.

Ne, jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në ndaljen e zbatimit të ligjeve të Millosheviçit në Kosovë, për çka jemi deklaruar qysh gati një dekadë me parë, dhe vazhdojmë të deklarohemi kundër zbatimit të tyre.

Duke shpresuar se letra e jonë publike, sa do pak do të has në mirëkuptimin tuja, urojme që juve të reflektoni dhe Kosova sa me parë të behet me Ligj të veçante ose Ligj special, duke i shpallur të pazbatuar (null) në Kosovë legjislacioni e Millosheviçit.

Punë të mbarë dhe suksese të mëtejme.

Sinqerisht,

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Kryetari

Prof.ass.Dr.Shkodran IMERAJ

I dërgohet:

Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti kryeministër,

Opinionit publik,

Shtëpive mediale, dhe

Arkivit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat