KQZ tregon kur do të fillojë rinumërimi i 43 vendvotimeve

Aktuale

KQZ tregon kur do të fillojë rinumërimi i 43 vendvotimeve

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i rinumërimit të 43 vendvotimev.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 25 tetor, ora 17:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale”, ka bërë të ditur Elezi.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është bërë e ditur se do të shkojnë në rinumërim 43 vendvotime.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se të njëjtat vendvotime nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta.

“Rekomandohet për shkak të mospërputhjes së të dhënave, të ngatërrimit të rubrikave dhe ka mosperputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve, 8 vendvotime për kryetar komune të ketë rinumerim dhe në 35 për Kuvende komunale të ketë rinumërim”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat