Mehmeti: Duhet të protestojmë kundër rritjes enorme të çmimeve

Aktuale

Mehmeti: Duhet të protestojmë kundër rritjes enorme të çmimeve

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Analisti Faton Mehmti e konsideron si shqetësuese rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit.

Në një postim në Facebook Mehmeti ka thënë se Qeveria duhet të përdor mekanizmat e saj për të ndikuar në ndalimin e shtrenjtimit të produkteve elementare.

Madje ai nuk e përjashtoi ai mundësinë e mbajtjes së një proteste për shkak të këtij shqetësimi të qytetarëve.

Duke parë se rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, jam i pari që do të dal të protestojë nëse organizohet një protestë për të kërkuar nga qeveria që të ndërhyj menjëherë.

Pavarësisht se qeveria nuk rrit çmimet, ka mekanizëm përmes të cilave mund të ndikojë që gjërat elementare për jetë mos të pësojnë rritje. Duhet të protestojmë, jo kundër dikujt apo pro dikujt, thjesht për të shprehur brengën tonë për rritje enorme të çmimeve”, shkroi ai në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat