Ambasadori i Kosovës në Bruksel prek me fjalët për Tahir Zemajn: Komandanti që u mbijetoi tri atentateve

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Bruksel prek me fjalët për Tahir Zemajn: Komandanti që u mbijetoi tri atentateve

Nga: P.R Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:55
Tahir Zemaj

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj, njëherit edhe nip i kolonel Tahir Zemajt, përmes një postimi në facebook e ka kujtuar kolonel Zemajn.

“Tri atentateve paraprake ju kishte mbijetuar, në mesin e tyre edhe një sulmi me armë të rëndë, antitank( zollë krahu). Edhe pse me 9-të plagë të rënda dhe të lehta nga predha, Koloneli është ringritë, sepse ishte trim dhe nuk dëshorinte që dikush përmes atentateve ndaj tij ta frigonte popullin e Kosovës. Koloneli ishte burrë i fjalës dhe i besës, ai nuk lëkundëj e as nuk blihej”, ka shkruar ndër tjerash Astrit Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

KOLONELIT I MJAFTONTE LIRIA E KOSOVËS

Kolonel Tahir Zemaj, u vra në liri. Komandanti i luftës, fituesi i betejave kundër armikut, vritet katër vite pas luftës. Tri atentateve paraprake ju kishte mbijetuar, në mesin e tyre edhe një sulmi me armë të rëndë, antitank( zollë krahu). Edhe pse me 9-të plagë të rënda dhe të lehta nga predha, Koloneli është ringritë, sepse ishte trim dhe nuk dëshorinte që dikush përmes atentateve ndaj tij ta frigonte popullin e Kosovës. Koloneli ishte burrë i fjalës dhe i besës, ai nuk lëkundëj e as nuk blihëj.

Ai mbeti komandanti më i pastër në historinë e vendit tonë, sepse deri në vrasjen e tij në pritë( 4 vite paslufte), nuk e kishte "privatizuar" asnjë pronë, nuk e kishte zenë asnjë banesë apo shtëpi në emër të luftës, nuk e kishte blerë asnjë ari tokë dhe aq më pak si tjerët me qindra hektarë, as nuk ishte aksionar në asnjë kompani, nuk ndërtoj shtëpi e as hotele.

Ai, nuk ishte Komandant uzurpator e as plaqkitës i lirisë. Sa ishte gjallë i denoncoj publikisht shkeljet, dhe gjitha të kqijat që bëhëshin në emër të luftës së drejtë të popullit të Kosovës.

Koloneli krejt çka kërkoj nga Kosova ishin vetëm dy metra tokë, varrin e sotëm të tij.

Sepse, Kolonelit i mjaftonte liria e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat