A ka bashkëpunuar me Listën Serbe? - Flet Lutfi Haziri

Aktuale

A ka bashkëpunuar me Listën Serbe? - Flet Lutfi Haziri

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:18
Lutfi Haziri

Kandidati i LDK’së për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mohuar akuzat se ka bashkëpunuar me Listën Serbe për zgjedhjet e 17 tetorit.

“E vërteta e madhe është se tash e tetë vjet në Gjilan unë kam ndërtuar një koalicion të grupeve të vogla politike, më vjen keq me u thënë grupe të vogla politike, sepse janë grupe ë mëdha për vetveten”, tha Haziri.

“Koalicioni tradicional i LDK’së me partitë politike është bazuar në ndërtimin e angazhimeve të përbashkëta programore. Edhe Aleanca edhe Vatra si lëvizje politike, edhe AKR’ja, edhe KDTP’ja si parti e turqve e cila është  tradicionalisht në Gjilan e organizuar, edhe Lista Serbe, ekzistojnë në Gjilan me përfaqësim politik”, theksoi ai.

“Tendenca me nxjerr backgroundin etnik në votimin e fundit sidomos nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe analistët ideologjik është tendencë me kamufluar rezultatin e vetë”, tha Haziri në emisionin “Debat Plus”.

“E vërteta e madhe në Gjilan është se ne  kemi punuar shumë me integruar komunitetin tradicionalisht, edhe komuniteti serb është i integruar. Nuk them se nuk është i kontrolluar dhe menaxhuar nga institucionet jashtë Kosovës por jo në shkallën që është në veri të Kosovës”, shtoi ai.

“Nuk munden pakicat me qenë determinuese të rezultatit zgjedhor në Gjilan. Sepse ata përbëjnë vetëm 3 për qind të popullatës. Në asnjë rrethanë pakicat nuk janë determinues të zgjedhjeve. As nuk kanë qenë”, shpjegoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat