Mbi 10 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

Mbi 10 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

10 mijë e 381 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, deri tani në vend janë administruar 1 milion e 542 mijë e 975 vaksina.

835 mijë e 679 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat