Votat me kusht në Istog/ Garë e ngushtë mes Feratit e Berishës

Aktuale

Votat me kusht në Istog/ Garë e ngushtë mes Feratit e Berishës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:41
Rezultati KQZ

Sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut.

Ilir Ferati nga LDK dhe Bekë Berisha AAK, të cilët do të jenë pjesë e balotazhit më 14 nëntor, kanë marrë më së shumti vota, sipas KQZ-së.

Ferati ka marrë 131 vota, Berisha 121, ndërsa Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në raundin e parë u rendit i treti, ka marrë 93 vota. Ali Nimanaj i PDK-së ka marrë 36 vota dhe Idriz Blakaj IBI - tetë vota.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat