​Hapet konkurs për policë të rinj

Aktuale

​Hapet konkurs për policë të rinj

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka hapur konkurs për polic të rinj në Policinë e Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej sot e deri më 16 nëntor 2021.

Aplikimi për zyrtar policor bëhet online e që kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes ueb faqes.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

01/0847, Policia e Kosovës shpall:

K O N K U R S

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

A. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin

këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

B. Testet:

a) Testi me shkrim;

b) Testi i aftësive fizike;

c) Intervista;

d) Testi psikologjik;

e) Kontrollimi mjekësor;

f) Verifikimi i të kaluarës.

C. Forma e aplikimit:

Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së:

www.kosovopolice.com / Shpallje/Mundësi punësimi.

D. Në aplikim duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

a) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar

shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;

b) Dëshmi për kualifikime tjera;

2

c) Certifikatën e lindjes/ekstrakt i lindjes;

d) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;

e) Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës

f) Një fotografi të formatit (5 x 5);

g) Dokumenti nga pika c dhe d të jenë të vlefshme dhe të nxirën pas datës së shpalljes së

konkursit.

E. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë

a) Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;

b) Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;

c) Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;

d) Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;

e) Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;

f) Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;

g) Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;

h) Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe

i) Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

F. Zbatimi i vendimit të datës 27/10/2021 me nr ref: 01/0847 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative.

Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës. Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat