Sokol Halili që shkeli qenin derisa po ngiste veturën, mori kaq vota si kandidat për kryetar të Skenderajt

Aktuale

Sokol Halili që shkeli qenin derisa po ngiste veturën, mori kaq vota si kandidat për kryetar të Skenderajt

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:17
Sokol Halili

Sokol Halili mori vetëm 1.37% të votave, apo 311, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Nga përkrahës i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në kandidat të pavarur për zgjedhjet komunale në Skenderaj.

Ky është drejtimi që mori rrugëtimi më i shkurtër se një vjeçar i Sokol Halilit, njeriut që u bë i famshëm për aksidentin me një qen në fillimin e këtij viti.

Para zgjedhjeve të kaluara nacionale, Haliti shkeli një qen derisa po ngiste me veturën e tij rrugëve të Skenderajt. Aktin e kishte incizuar në një video live në Facebook.

Pasi u bë i “famshëm”, ai vendosi të kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Por, as parashikimet nuk i shkuan më mirë sesa vozitja e veturës.

Halili mori vetëm 1.37% të votave, apo 311, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat