LDK dhe LVV bashkojnë forcat në këtë komunë

Aktuale

LDK dhe LVV bashkojnë forcat në këtë komunë

Nga: A.ZH Më: 28 tetor 2021 Në ora: 18:49
VV, LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje të bashkëpunimit mes tyre, për balotazhin e 14 nëntorit.

Lajmin e ka konfirmuar Ruzhdi Shehu, kandidat për Kryetar të Komunës së Junikut nga LDK, përcjell Bota sot.

Ai është shprehur i bindur se më 14 nëntor, do të vuloset fitorja e tyre.

Reagimi i plotë në Facebook:

Të dashur junikas,

LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës.

Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.

Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut.

Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik.

Video KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat