Ja planet që Vitia ka për Prishtinën

Aktuale

Ja planet që Vitia ka për Prishtinën

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:08
Arben Vitia

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka shpalosur disa nga projektet e tij që ka në programin për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit.

Ai tha se prioritet absolut e ka unazën e brendshme që edhe është më i kushtueshmi nga të gjithë, por që me të synon zgjidhjen e një ndër problemeve më të mëdha të kryeqytetasve – trafikun,.

“Komunës së Prishtinës i takojnë diku 20 milionë euro në vit vetëm për projekte kapitale që i bie rreth 80 milionë euro për një mandat. Natyrisht, as këto nuk janë të mjaftueshme me gjithë problemet dhe kompleksitetin e problemeve që ka Prishtina”.

“E kemi unazën e brendshme, projekti kapital me koston më të madhe nga të gjithë projektet tjera. 100 milionë euro dhe një pjesë e ka siguruar një marrëveshje me BERZH-in, një pjesë e madhe do të ndahet edhe nga buxheti qendror dhe një pjesë nga komuna”.

Vitia tha se zgjidhja e problemit të trafikut do të fillojë të zgjidhet qysh në mandatin e parë.

“Dy segmentet e para, duke filluar nga Zllatari do të përfundojnë brenda katër vjetët e para dhe kjo do të lidhet deri në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pastaj do të ketë qasje në autostradë dhe autostrada si pjesë e kësaj unaze. Ndërkohë, nga niveli qendëror magjistralja Prishtinë-Gjilan, nga Graçanica deri te Gorenje, ku tash është një nga pikat më neuralgjike sa i përket trafikut dhe kaosit në trafik do të zgjerohet natyrisht brenda këtij mandati, pra paralelisht do të bëhen këto dy intervenime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat