“Marrëveshja e Uashingtonit gjithnjë e më afër të bëhet shkronjë e vdekur në letër”

Aktuale

“Marrëveshja e Uashingtonit gjithnjë e më afër të bëhet shkronjë e vdekur në letër”

Nga: F.B. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 21:46
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes së Washingtonit

E cilësuar si “hap i madh përpara” dhe “hap i madh për Kosovën dhe regjionin” – marrëveshja e Uashingtonit tash është më afër asaj të bëhet shkronjë e vdekur në letër. Rregulla për moratorium në lobimin për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe tërheqje të njohjeve, ka skaduar dhe tash mbetet në vullnetin e mirë të palëve, në të njëjtën kohë ShBA ka heq këtë problematikë nga lista e prioriteteve, shkruan “N1” transmetojnë “Politika” dhe “Bota Sot”.

Ditë më parë ish - i dërguari special i Trampit Grenell ka akuzuar administratën e Biden se nuk po merret me marrëveshjen e Uashingtonit.

Administrata e re nuk do distancohet tërësisht nga ajo që bëri administrata e mëparshme, por me gjasë do ndryshoj fokusin e prioriteteve, thekson ligjëruesi i Universitetit “Xhon Hopkins” Sinisha Vukoviç.

“Ende është herët derë në çfarë mase do ketë devijim dhe nëse do ketë devijim të rëndësishëm, ajo që është indikative, ishte dëshmia e Eskobar në Kongres se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me BE në lidhje me dialogun mes palëve, që do të thotë se atë ë ka bërë Grenell nuk do të vazhdohet” mendon Vukoviç.

Një burim nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës ka thënë se ShBA vazhdojnë të punojnë me Kosovën dhe Serbinë ashtu që palët të përmbushin obligimet e marrëveshjes. „Shumë elemente të marrëveshjes janë në harmoni me vizionin e gjerë të regjionit, përfshirë diversifikimin energjetik, lidhjet regjionale moratoriumin në aplikim për njohje dhe tërheqje të njohjeve dhe gjetjen e personave të pagjetur dhe është e nevojshme normalizimi i plotë që nuk ka afat për te” ka thënë ai.

Marrëveshja e normalizimit ekonomik u nënshkrua në Uashington para një viti, por nuk pati normalizim ekonomik, ndërkohë që pajtimi për moratorium tashmë ka skaduar.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar gjatë verës se marrëveshja e Uashingtonit është e pavlefshme dhe ka hedhur poshtë rezolutën për përmbushjen e kësaj marrëveshje, kështu që tash mbetet në vullnetin e Beogradit e Prishtinës që është kategori deficitare” u shpreh analisti politik Boshko Jakshiç.

Beogradi dhe Prishtina shkëmbejnë akuza për mungesë vullneti dhe mosrespektim të marrëveshjes, ministri i jashtëm serb deklaroi se mbi 10 vende po shqyrtojnë tërheqjen e njohjeve: „Ne nuk do tërheqim hapin e parë, sepse na bëjnë provokator, ishim të gatshëm të vazhdojmë moratoriumin për mos aplikim për njohje dhe fushat për ç’njohje, por te Prishtina nuk ka vullnet për respektim të asnjë marrëveshje “.

Nga ministria e jashtme në Prishtinë erdhi përgjigjja se Serbia nuk ka ndalur asnjë herë fushatën e vazhdueshme për dobësimin e pozicionit të Prishtinës në arenën ndërkombëtare.

“Shkëmbimi i akuzave që po shohim rreth shkeljes së moratoriumit në thelb është e pakuptimtë dhe bëhet vetëm për marketing politik” thotë Jakshiç.

Nga DASh kërkojnë që Beogradi edhe Prishtina në rend të parë duhet të vendosin përpjekjet për ndërtimin e besimit politik përmes dialogut me ndërmjetësimin e Brukselit.

Ndërkohë dialogu mes palëve në patronatin e BE është në rrugë pa krye, ndërsa raportet shumë larg nga normalizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat