Dërgohen në Kryesi emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të BQK-së

Aktuale

Dërgohen në Kryesi emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të BQK-së

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Foto nga takimi

(E plotësuar 12:35) - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere ka miratuar i listën së kandidatëve për një anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Anëtarët e propozuar janë: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Ky rekomandim me shumicë votash ka marr mbështetjen e deputetëve.

Ndërsa Komisioni, ka miratuar edhe listën tjetër për dy anëtarët joekzekutivi të Bordit të BQK-së.

Anëtarët e propozuar janë: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Ukaj, Imrije Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Peteit Gashi.

Kandidatet zgjidhen nga Kuvendi dhe pastaj i dërgohen presidentes”, tha kryetari i Komisionit, Armend Muja.

***

Me shumicë votash Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka muratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë Covid-19 për NVM-të.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se projekti është pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas tij, marrëveshja e ka për qëllim rritjen e kapitalit dhe se 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Me qëllim të qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ne kemi nënshkruar marrëveshjen e kredisë, projekti është pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe ka për synim rritjen e kapitalit për 40 milionë euro shtesë”.

Kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për t’i mbuluar humbjet potenciale që mundësohen nga kreditë investohet”.

Ndërsa, Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku tha se e jep mbështetjen e tij, vetëm se ka kërkuar që të bëhen disa përmirësime te referencat.

Në aspektin teknik kam vërejtur disa gabime, dhe është e nevojshme që referencat të rregullohen edhe në gjuhën shqipe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat