Presidentja Osmani i dekoron gazetarin e vrarë të Bota sot Bekim Kastratin, dhe Besim Dajakun ish truprojen e Rugovës me urdhrin “Hasan Prishtina”

Aktuale

Presidentja Osmani i dekoron gazetarin e vrarë të Bota sot Bekim Kastratin, dhe Besim Dajakun ish truprojen e Rugovës me urdhrin “Hasan Prishtina”

Nga: M.H. Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme në njëzetvjetorin e vrasjes, Presidentja Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”, Bekim Kastratin, gazetarin e vrarë të gazetës "Bota sot" dhe Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.

Presidentja u shpreh ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, përcjell “Bota sot”.

Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan presidenten Osmani për kujdesin e treguar ndaj figurave, të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.

Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Kujtojmë që 20 vjet më parë, pas një atentati të organizuar mirë nga grupet kriminale, kanë mbetur të vrarë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës kombëtare “Bota Sot” dhe Besim Dajaku, pjesëtar i sigurisë së Presidentit Ibrahim Rugova.

Në këtë atentat, kishte mbetur i plagosur rëndë edhe Gani Geci, ish-deputet i LDK-së dhe pjesëtar i UÇK-së, që gjithnjë kishte deklaruar se, për komandant ka pasur vetëm Adem Jasharin.

Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, kishte hetuar këtë vrasje makabre, por pas një kohe kishte pushuar hetimet. EULEX-i kishte bërë të ditur se Agron Sylejmani, ishte personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat