Analisti vjen me një porosi për Qeverinë

Aktuale

Analisti vjen me një porosi për Qeverinë

Nga: M.H. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:16
Objekti i Qeverisë së Kosovës

Gjendja në vendin tonë po vazhdon të jetë dinamike, kjo për shkak të rritjeve të çmimeve.

Kjo ka sjellur reagime të mëdha tek qytetarët dhe padyshim paknaqsi.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe analisti politik, Skënder Mulliqi, i cili u shpreh se qeveria e shëndoshë duhet të luftoj krimin dhe korrupsionin, përcjell “Bota sot”.

Ai shton se duhet të mbrohen interesat e qytetarëve dhe ato nacionale.

Sipas tij nga vjedhjet dhe plaçkitjet e pronës shoqërore, vendit po dojnë me i shku edhe eshtrat e mbetura dhe se vetëm më një qasje konstruktive, mund të përballohen problemet e grumbulluara për dy decenie.

Shkrimi i plotë

Qeveria e shëndoshë, nuk i jep luks vetit, por e lufton krimin dhe korrupsionin

Një qeveri për të qenë e suksesshme duhet të dalë fituese në këtë luftë ndaj dukurive negative. Të kalohet nga premtimet në vepra pandalshem , jo të jetë kjo luftë e vonuar, se krimi trashet edhe më shumë. Kosovës i duhet një shoqëri e shëndoshë, jo shoqëri e sëmurë e cila kërkon intervenime kirurgjikale. Është koha që politikisht të mendohet shumë më ndryshe. Kohët e mira nuk vijnë vetevetii, pa ia ba hyzmetin.

Kosova në të ardhmen duhet kërkuar rrugë të reja , të cilët dukshem dallohen nga këto që na udhëhoqën. Qëndrimet e tilla politike na sollën në gjendje të krizave të pandalshme shoqërore dhe politike. Të mbrohen interesat e qytetarëve dhe interesat nacionale, të cilat nuk u mbrojtën mirë. E për të bërë punë të mira nevojitet të kemi një çmim. Na nevojtet një mobilizim i përgjthshëm për mbijetës të shtetit të Kosovës, që nuk e ndërtuam mirë. Qytetarët nuk e kontrolluan pushtetet ashtu si duhet, këtë gjë duhet bërë patjetër në të ardhmen.

Gjërat e këqija nuk bën të na përseriten. Të vihen themele të forta të shtetit, në mënyrë që të përparojmë .Gjatë kemi heshtur dhe kjo na ka kushtuar shumë në demokratizim dhe në zhvillim.Është shumë e rëndësishme me kuptu që është koha të punojmë, që të ikim nga kjo gjendje e dhembshme, për Kosovën.

Nga vjedhjet dhe plaçkitjet e pronës shoqërore, vendit po dojnë me i shku edhe eshtrat e mbetura. Shumë gjatë na ndjeki pa pjekuria shoqërore dhe politike. Vetëm më një qasje konstruktive, mund të përballohen problemet e grumbulluara për dy decenie nga klasa grabitqare politike! Vetëm me reforma në të gjitha sistemet mund të forcojmë shtetin. Porosia është shumë e qartë.

Fati i shtetit të Kosovës është në duart tona…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat