Reagon Presidenca e Kosovës për muralin e Mlladiqit në Beograd

Aktuale

Reagon Presidenca e Kosovës për muralin e Mlladiqit në Beograd

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:15
Ratko Mlladiq

Presidenca e Kosovës ka reaguar për muralin në përkrahje të kriminelit Ratko Mlladiq në qendër të Beogradit.

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka thënë se kjo është shenjë e mbështetjes së “regjimit të Vuçiqit ndaj kriminelit të luftës”.

Ai në një postim në Tëitter ka thënë se kjo është një fyerje ndaj viktimave të Mlladiqit.

Postimi i plotë i Velës:

Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit për të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.

Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia do të mbajë gjithmonë gjeneralë gjenocidialë si heronj të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat