Plagosje në Deçan, Policia jep detaje

Aktuale

Plagosje në Deçan, Policia jep detaje

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:45
Policia e Kosovës

Pak më parë u raportua se një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në Deçan, ku një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoj se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Kurse, i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës

“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me çrast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat