Driton Selmanaj flet për raportin Kosovë-Amerikë

Aktuale

Driton Selmanaj flet për raportin Kosovë-Amerikë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se raporti i Kosovës me Amerikën nuk është çështje çmimi, por çështje strategjike dhe afatgjate.

Ai në seanën e Kuvendit gjatë diskutimit të projektin e gazsjellësit amerikan, kërkoi nga ekzekutivi që kjo cçështje të rikthehet për diskutim në parlament dhe të ratifikohet.

“Ju lutem mos e reduktoni në çështje të çmimit, sepse po të reduktohej në çështje të çmimit, unë jam i sigurt që as intervenimi i NATOS në Kosovë nuk do të ndodhte. Çështje të tilla duhet pa përtej aspektit ekonomik, ndoshta më së paku në aspektin ekonomik, edhe në kontekst të sigurisë dhe fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtarë.” u shpreh Selmanaj.

Tutje ai tha se Kosova çdo herë kur i ka pas punët mirë me amerikanët, ka përfitu si shtet.

“Kushdo që flet sot dhe thotë që ne jemi mirë me amerikanët sepse përfaqësuesit amerikanë nuk kanë dalë në publik dhe me thanë shqetësimet e tyre për këtë temë, unë them që kjo qasje është gabim. Pse është gabim, sepse kur amerikanët  fillojnë me partenrin  e vet të flasin publikisht, atëherë i kemi punët shumë keq.”

Këto çështje sipas tij, duhet të zgjidhen me diskutime të brendshme, sepse të gjitha temat i kemi trajtuar bashkë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat