Pacolli pas aksidentit: Dhimbje e madhe dhe trishtim, lutemi për shërimin e të mbijetuarve

Aktuale

Pacolli pas aksidentit: Dhimbje e madhe dhe trishtim, lutemi për shërimin e të mbijetuarve

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 09:14
Foto

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në autostradën e Bullgarisë. Autobusi me targa të Maqedonisë i përfshi nga flakët ku la të vekur 46 persona.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të”, ka shkruar ai.

Shkrimi në Facebook:

Dhimbje e madhe dhe trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës së bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste shumë të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat