Serbia ua ndalon hyrjen katër ministrave të Qeverisë Kurti, planifikonin vizitë dy ditore në Kosovën Lindore

Aktuale

Serbia ua ndalon hyrjen katër ministrave të Qeverisë Kurti, planifikonin vizitë dy ditore në Kosovën Lindore

Nga: N. Sh. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:47
Albin Kurti

Ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ky refuzim vjen pak para nisjes, që sipas tij, është refuzim pa arsye nga Serbia.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, sot bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kanë planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Kosovën Lindore.

“Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13”, shkruan Aliu.

Postimi i plotë:

Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes.

Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë.

Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13.

Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat