Besnik Berisha i reagon Prokurores për vrasjen në Gllogjan: Skandaloze, ja çfarë po i tregoni vrasësit

Aktuale

Besnik Berisha i reagon Prokurores për vrasjen në Gllogjan: Skandaloze, ja çfarë po i tregoni vrasësit

Nga: P.R Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Kosova është tronditur mbrëmë nga vrasja e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku një person shtiu në drejtim të autobusit me nxënës, ku mbeten të vdekur shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj.

E prokurorja e rastit, Sahide Gashi tha se kanë urdhëruar edhe masa te fshehta.

“Jemi në sigurimin e urdhëresave të Gjykatës për masa shumta të fshehta teknike dhe të vëzhgimit. Janë intervistuar shumë persona. Bastisja që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit nuk është siguruar ndonjë provë për identifikim të kryerësit apo kryerësve, bastisja është kryer në fshatin Gllogjan. Deri tash, me informatat që posedojmë, është përdorur një kallashnikov, thuhet që janë zbrazë pothuajse një karikator”, deklaroi Gashi në konferencë për media.

Kjo deklaratë e Prokurores Sahide Gashi ka nxitur reagimin e avokatit, Besnik Berisha.

“Krejt çka i duhet vrasësit është të përcjellë konferencat e Prokurorisë!! Edhe një prononcim skandaloz lidhur me hetimin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, kësaj radhe nga Prokuroria Themelore në Pejë: Prokurorja qe iu drejtua mediave shpalosi në publik se janë në ekzekutim dhe sigurim të masave të shumta të FSHEHTA teknike por edhe urdhëresave që prokuroria është kompetente t'i lëshojë. Për ta thënë me troç, vrasësin e paralajmëroi se do përgjojnë, vëzhgojnë, filmojnë në vende publike e private personat që mund të jenë të dyshuar për këtë vrasje”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ai e cilëson skandaloze deklaratën e prokurores së rastit në Gllogjan.

“Ky informacion në një vend normal përbën fshehtësi zyrtare dhe ky veprim përbën vepër penale. Njësoj do veprohej edhe në Kosove sikur këtë deklarim ta bënte ndonjë hetues apo zyrtar policor, por natyrisht se jo me një prokuror, e cila në vend që të preokupohej për rezultatin, ajo kujdesej për spektaklin. Skandaloze!”, ka shkruar në reagimin e tij, avokati Besnik Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat