​Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Aktuale

​Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:51
Bekim Jashari

Muaj të lavdisë, kthesës, e sakrificës e ka quajtur muajin nëntor, Bekim Jashari. Ai tha se falë sakrificës së familjes së tij dhe shumë dëshmorëve, sot Kosova është e lirë.

Jashari në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes në skenë të UÇK-së, ka bërë homazhe në kompleksin ku prehen trupat e më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari.

Jashari: Falë tyre neve sot jemi të lirë

"Falë tyre neve sot jemi të lirë e që kjo datë dhe ky muaj është muaji i sakrificës, muaji i lavdisë, i kthesës së shqiptarëve ndërshekuj për liri. Ne si shqiptarë të Kosovës, falë UÇK-së në qershor të 99 arritëm të kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral për ne të gjithë që të jemi më afër njëri-tjetrit dhe bashkarisht ta ndërtojmë e zhvillojmë këtë vend, ashtu siç është më së miri dhe siç e deshën dëshmorët", tha Jashari.

Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat