“Serbia nuk ka nevojë për Millosheviҫ kundër shqiptarëve, ata janë në Tiranë në Prishtinë, dhe kryesori prej tyre është Edi Rama”

Aktuale

“Serbia nuk ka nevojë për Millosheviҫ kundër shqiptarëve, ata janë në Tiranë në Prishtinë, dhe kryesori prej tyre është Edi Rama”

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:19
Arkiv/ Edi Rama, Aleksander Vucic

Profesori universitar Enver Bytyҫi përmes një prononcimi për “Bota sot’ ka komentuar politikën që po e bën kryeministri shqiptar Edi Rama. Duke folur për ikjen e shqiptarëve nga vendi, profesor Bytyҫi ka thënë se Rama po e bën në këtë rast politikën e njëjtë me kryekriminelin serb Slobodan Millosheviҫ.

“Është e njëjta politikë që në vitet 1990 Milosheviçi ndoqi në Kosovë. Por ndërsa Edi Rama ka detyruar rreth 700 mijë shqiptarë të emigrojnë në tetë vite, Milosheviçi detyroi 400 mijë shqiptarë të emigronin në tetë vitet e para 1990-1998”, vlerëson profesor Bytyҫi.

Ai thotë tutje se Serbia nuk ka nevojë për Millosheviҫ kundër shqiptarëve, ata janë tashmë në Tiranë dhe Prishtinë dhe kryesori prej tyre është Edi Rama.

“Për këtë arsye mendoj se tashmë Serbia nuk ka nevojë të prodhojë Milosheviçë kundër shqiptarëve. Ajo i ka Milosheviçët e saj kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë e rajone të tjera ku jetojnë shqiptarët. Edi Rama është kryesori prej tyre”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat