Këto tri padi duhet të bëhen ndaj Serbisë

Aktuale

Këto tri padi duhet të bëhen ndaj Serbisë

Nga: A.M. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:23
Ilustrim

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia ende nuk e ka marr dënimin e mëritura për krimet që i ka bërë.

Edhe pse është paralajmëruar që do të paditet shteti Serb, por nuk që e tillë ende nuk ka ndodhur.

Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se  ndaj Serbisë duhet të bëhen këto tri padi.

“Tri padi do të duhej të ushtrohen ndaj Serbisë vetëm për shqiptarët që ka udhëheqë dhe ka bërë gjenocid klasik dhe pastrim etnik ndaj popullatës vendase Shqiptare si:

Në Territorin  Administrativ të sotëm të Republikës së Serbisë, që nga Molla e Kuqe, Kurshumlia, Sanxhaku i Nishit, Leskoci, Vranja, etj., në Territorin Administrativ të sotëm të Republikës së Kosovës, dhe në Territorin Administrativ të sotëm të Krahinës shqiptare që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës”, ka cilësuar profesori.

Gjithashtu, ai ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ku thotë se ai po fillon të ngjall Jugosllavin e quajtur një “Ballkan i Hapur’’.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i harron këto, dhe fillon të ngjall Jugosllavin e quajtur një “Ballkan i Hapur”. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbështet  ,,Ballkanin e Hapur’’ kështu po shkel mbi gjenocidin që ka kryer Serbia më pak se një Shekull duke dëbuar Shqiptaret nga Nishi, Leskoci, Vranja, Kushumlia etj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbështet ,,Ballkanin e Hapur’’, kështu po shkel mbi diskriminim, që po vazhdon Serbia ndaj Krahinës  shqiptare që përfshin Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje-duke e mohuar edhe Referendumin e mbajtur më datën 1 e 2 Mars 1992, luftën dhe sakrificën e  UÇPMB-së”, ka thënë ai

Po ashtu, profesori ka treguar se çfarë po shkakton Rama ndaj popullit shqiptar duke e mbështetur “Ballkanin  e Hapur”

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbështet “Ballkanin e Hapur’’, kështu po shkel mbi diskriminim, dhe asimilimin që po vazhdon në Krahinën e Sanxhakut, që përfshin Novi Pazar, Tutin Sjenicë, etj... Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbështet ,,Ballkanin e Hapur’’, kështu po shkel mbi diskriminim dhe gjenocidin të kryer ndaj shqiptarëve në Çamëri dhe gjithë Greqinë e sotme. E mbi të gjithë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mbështet “Ballkanin e Hapur’’, kështu po shkel mbi, luftën dhe sakrificën e  UÇPK-ës, dhe gjithë Kosovën”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat