“Ta q….. familjen”, drejtori i shkollës në Gjakovë kanoset nga prindi i një nxënësi

Aktuale

“Ta q….. familjen”, drejtori i shkollës në Gjakovë kanoset nga prindi i një nxënësi

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:41
Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur sot rreth orës 16:00, se ankuesi, i cili është edhe drejtor i shkollës “Yll Morina” – Gjakovë, njofton se përmes telefonit ishte kanosur nga një prind i një nxënësi.

Sipas policisë, ankuesi deklaron se prindi i nxënësit e kishte kanosur përmes telefonit.

Po ashtu ai e ka ofenduar me fjalët “ta q….. familjen, nonen dhe babën, vi aty të mbys, ki me pa çka ka me të gjetë” .

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti iniciohet ”Kanosje” i dyshuari pasi intervistohet me urdhër te prokurorit lirohet ne procedurë të rregullt”, njoftoi Nusret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat