Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Bardhosh

Aktuale

Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Bardhosh

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:51
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 15:30 në fshatin Bardhosh të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla ka thënë se gjendja e dy të lënduarve është stabile, derisa janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe janë duke pritur rezultatet e tyre.

Nga policia nuk kanë dhënë shumë detaje, por që është thënë se dyshohet për një plagosje me armë zjarri, dhe të gjitha njësit relevante janë në vendin e ngjarjes.

Njësit policore janë duke qëndruar brenda klinikës ku janë duke u trajtuar dy personat e plagosur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat