Ndizet debati/ Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet ashpër Xhavit Halitit

Aktuale

Ndizet debati/ Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet ashpër Xhavit Halitit

Nga: N. Sh. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Xhavit Haliti dhe Sadri Ramabaja , foto ilustrim nga "Bota sot"

Sadri Ramabaja i është kundërpërgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit ka thënë se për krimet e Sadriut ka dëshmuar publikisht.

Ramabaja përmes një postimi në facebook, shkruan se, nuk ka qenë dhe nuk pret të jetë dëshmitar në Hagë.

Sipas tij, Haliti ka dhënë intervista të gjata atje.

Ramabaja shkruan se Haliti ka qenë dëshmitar kundër tij.

Lexo edhe këtë: ”I mirë me çu n’Hagë”, Xhavit Haliti i reagon Sadri Ramabajës

Sipas tij, opinioni tashmë e din se kush ka bërë krime gjatë luftës dhe pas luftës.

Reagimi i plotë:

Xhavit Haliti: “Pres që Sadri Ramabaja të jetë dëshmitari kryesor në Hagë dhe në gjykatat e Kosovës e të dëshmojë për krimet e mia të luftës e pasluftës. Për krimet e Sadriut unë kam dëshmuar dhe atë publikisht”, tha Haliti.

Unë as nuk jam ftuar e as që pres të ftohem për të dëshmuar në Hagë. Xhavit Haliti duhet të jetë ftuar dhe duhet të ketë dhënë intervista të gjata, meqë ai ka çka të rrëfejë e dëshmojë, jo vetëm në Hagë.

Si pjesë, respektivisht koka e PRONTOMAFISË, ai ishte dëshmitar në procesin e montuar kundër meje. Tashmë dihet se si e çfarë procesi ishte dhe kush qëndronte prapa tij. E bëri publik media, ndërkaq Shteti do të duhej t'i shkonte deri në fund zbërthimit të atij procesi.

Se Xhavit Haliti ishte pjesë e procesit të montuar tashmë është fakt notar. Kush ka bërë krime, si gjatë luftës edhe pas saj, gjithashtu e ka të qartë opinioni.

Dëshmitar qoftë në Hagë, Haliti e di kë do ta ketë nëse e arrestojnë (edhe për këtë e di ai më mirë se unë), qoftë në Kosovë. Këtë fakt së shpejti do ta dëshmojnë edhe instancat e drejtësisë si në Hagë edhe në Kosovë.

Por edhe studimet në fushën e historisë politike të periudhës së fundme, që po kryhen dhe vazhdojnë të publikohen, po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë se kush ishte de fakto kryekomplotisti i UÇK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat