Kjo është gjendja shëndetësore e Adriana Matoshit

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Adriana Matoshit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:54
Adriana Matoshi

Artistja e njohur, Adriana Matoshi, është në gjendje stabile shëndetësore.

Këtë e konfirmoi një mike e saj, e cila tregoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tashmë ka dalë nga kujdesi intensiv.

“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës së bashku me familjarët e saj”, deklaroi mikja e saj që po i qëndron afër.

Kujtojmë se Matoshi, e cila është gjithashtu edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, para pak ditësh njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat